Futboll Sport

DE ZERBI “PËRNDJEK” ASLLANIN/ Brighton nuk i ndahet yllit kuqezi, në janar ofensiva e radhës

Në Itali, tema Kristjan Asllani mbetet e hapur. Ndryshe nga një vit më parë, Simone Inzaghi po i jep disa minuta talentit kuqezi, si në sfidën e fundit kundër Salzburg, por me sa duket as kaq nuk mjafton, të paktën jo për opinionin në Itali. Drejtuesit e klubit zikaltër, në çdo dalje publike, por edhe vet trajneri Inzaghi, shprehet se kanë shumë besim tek Asllani, por kjo nuk reflektohet shumë në fushë. Mesfushori është një lojtar i ri që sot më shumë se kurrë ka nevojë për minuta.

Asllani

Mediat shkruajnë se janari pritet të jetë muaji përcaktues për të ardhmen e Kristjan Asllanit, në një kohë kur ofertat për të nuk mungojnë. Në Serie A janë disa ekipe si Monza apo Empoli që janë të gatshëm ta marrin në skuadër, por tunduese për të dy palët, si për Inter ashtu edhe për Asllanin, është oferta fikse që vjen nga Premier League.

De Zebri

De Zerbi, trajneri i Brighton, nuk heq dorë nga futbollisti shqiptar, por do të tentojë edhe një herë në janar për ta afruar në Premier League. Për momentin, opsioni më i përshtatshëm mbetet huazimi, pasi drejtuesit e Interit nuk dëshirojnë të heqin dorë përfundimisht nga Asllani pasi shihet jo vetëm si zëvendësuesi i vetëm i Calhanoglus, por dhe si regjisori i ardhshëm i ekipit. Vendimtare pritet të jetë edhe dëshira e vet lojtarit.

Related posts

NDIZET MERKATO E VERËS/ “Bomba” e Dinamos, do katër titullarë të Tiranës. Ja emrat…

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Dinamo mposht Tiranën në derbi falë dyshes Ibraimi-Skuka

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nainggolan gati të largohet nga Interi, por fillimisht “zikaltërit” duhet ta paguajnë

Delo.autor

Leave a Comment