Futboll Sport

Filipe Melo bën me zemër Real Madrid, ndërhyrje brutale ndaj 45 milionëshit (VIDEO)

Filipe Melo, ish-futbollist i Interit dhe Juventusit, nuk heq dorë nga ndërhyrjet brutale.

 

Së fundmi mesfushori i cili aktivizohet me Palmeriasin në Brazil nuk është kursyer ndaj Vinicius Junior, 17-vjeçarit që në korrik do t’i bashkohet Real Madrid.

 

Në një moment gjatë lojës kur sfida po luhej në mesin e fushës, Melo është shfaqur në versionin e ‘kasapit’, duke shtrirë në tokë futbollistin i cili cilësohet si ‘Neymari i ardhshëm’. Kanë reaguar ashpër te Flamengo por futbollisti ia ka hedhur vetëm me një karton të verdhë.

Kujtojmë që Vinicius Junior është blerë nga Real Madrid në 2017 për shifrën e 45 mln eurove.

Related posts

“PUSHTON” MEDIAT BOTËRORE/ Tifozi rrëfen: Nga Liverpooli në Madrid, jo për 800 stërlina

Delo.autor

ÇMIMET “THE BEST”/ Modriç është “Zot”, Salah goli më i bukur. Ja të gjithë fituesit

Isa.Autor

PARTIZANI-KUKËSI/ Ndizet sfida në “Air Albania”, Asani ndëshkon “Verilindorët” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment