Futboll Sport

LAZIO BIE KEQ PA HYSAJN/ Sarri “harron” anësorin kuqezi (VIDEO)

Lazio vijon rënien e lirë në Serie A, vijon sezonin me ulje ngritje të forta. Pas fitores kundër Fiorentines, e cila ishte e treta radhazi, kryeqytetasit bien keq në transfertë përballë Bologna-s, pësuan një humbje minimale 1-0, por që i zbret provizorisht në vendin e tetë. 16 pikë në 11 javë janë shumë pak, duke lëkundur fuqishëm edhe stolin e Sarri-t.

Trajneri “harroi” sërish në stol Elseid Hysaj, me anësorin kuqezi që nuk u preferua asnjë minutë. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Bologna i ndëshkoi pas vetëm 30 sekondash me fillimin e pjesës së dytë, me Ferguson që i vetëm në zonë dërgoi topin në rrjetë. Lazio u përpoq në çdo formë të shmangte këtë humbje, por pa sukses.

Në përfundim të sfidës, Sarri u ndal pikërisht te ky detaj, vështirësia për të gjetur golin, 13 gola në 11 ndeshje janë shifra që flasin qartë: “Ky është një fakt, është një e dhënë që duhet marrë në konsideratë. Mënyra e lojës është e njëjtë me atë të një viti më parë, por diferenca e golave të shënuar është evidente”, theksoi Sarri.

VIDEO

Related posts

KËRKON EKIPIN TË “ZGJOHET”/ Bernardo Silva: Ne humbëm kontrollin emocional, për ne nuk…

Delo.autor

“NUK JAM XHELOZ PËR TEQJAN”/ Alban Hoxha: Skuadra është forcuar, pse mos të besojmë te titulli

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes dominon provat e lira në Belgjikë, Ferrari si “karrocë”

Delo.autor

Leave a Comment