Futboll Sport

VETËM 5 NDESHJE TË LUAJTRA/ Ish-futbollisti i Manchester United e mbyll me klubin turk

Eric Bailly largohet nga Besiktas, pas vetëm 5 ndeshjesh. Klubi turk dhe lojtari kanë ndërprerë bashkëpunimin përpara kohe, edhe pse futbollisti ishte bërë pjesë e skuadrës vetëm në verë.

“Kontrata me Eric Bailly, lojtarin e ekipit tonë të parë, është ndërprerë me marrëveshje të përbashkët. I urojmë lojtarit suksese në karrierën e tij” – Shkruan Besiktas.

Ish-lojtari i Manchester United është në kërkim të një skuadre të re dhe mediat menjëherë kanë hedhur hipotezat e para. Sipas asaj që shkruhet, 29-vjeçari mund të rikthehet te Villareal, skuadër me të cilën luajti nga viti 2014 deri në vitin 2016.

Related posts

FOTOLAJM/ Me ngjyra të ndryshme, e veçanta e lojtarit të Partizanit në stërvitje

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË DJALLI/ Nga Low te Pochettino, zbulohen kandidatët e Belgjikës

F.autor

Nis shpërbërja e Skënderbeut, Kukësi prenoton dy mesfushorë

Sadik.Autor

Leave a Comment