Futboll Kategoria Superiore Sport

KANË NDRYSHUAR GJYSMËN E EKIPIT/ Ja si pritet të rreshtohet Tirana në sezonin e ri (FOTO)

Tirana është gati për sezonin e ri. Ama, ajo ka ndryshuar më shumë se 50 për qind në formacion dhe shumë senatorë rrezikojnë stolin. Duke llogaritur dy afrimet e fundit të Ngosë dhe Vangjelit, janë shtatë futbollistë që mund të qëndrojnë në stol.

tirana

Nëse porta është e kapur nga Ilion Lika, Bakaj do të qëndrojë në stol. Problemi më i madh i Memës është krahu i djathtë me Dokën, Kërçikun e Vangjelin që luajnë për një vend titullari. Vangjeli mund të luajë edhe majtas dhe sigurisht mund të luftojë edhe me Hoxhallarin për të qenë titullar.

tirana

Për mesfushën janë Torasa, Kobina, Karabeci, Hasani, Daja dhe i riu Çelhaka për tri vende në formacion, ku Batha Karabeci e Torasa janë më të avantazhuar për të qenë titullarë.

Nga krahët e sulmit së fundmi është parë Kale dhe Halili që mund rrezikohen nga Kobina, i cili mund të spostohet më përpara, ndërsa në sulm do të ketë një duel të fortë mes Dungës dhe Ngosë.

Tirana

Shkurt, disave prej senatorëve do t’u duhet që të ngrohin stolin, pasi janë 17 lojtarë për 10 vende në formacion e me disa pozicione e emra të palëvizshëm, si ai i Likës në portë.

Related posts

MOMENTI MË I MIRË! Peter Olainka: Dua të luaj për Shqipërinë, do jem i lumtur nëse më thërrasin

Delo.autor

Chelsea, kthen sytë nga Gareth Bale/ Anglezët gati të marrin shërbimet e Uellsianit

Sadik.Autor

MILAN-SPEZIA/ Pas një krosimi nga Calhanoglu, Rafael Leao zhbllokon ndeshjen në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment