Futboll Sport

RACIZMI NDAJ JUAN JESUS/ Lojtari i Interit nuk grumbullohet nga kombëtarja

Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi nuk do të grumbullohet nga Kombëtarja e Italisë për ndeshjet e radhës. Shkak për këtë vendim janë bërë fyerjet raciste të Acerbit ndaj brazilianit Juan Jesus, në fundin e ndeshjes Inter-Napoli, të përfunduar 1-1 dhe të mbajtur në San Siro.

“Acerbi është një djalë i mirë, por tha disa gjëra jo të bukura. E kaloi limitin, por më pas e kuptoi që e kishte ekzagjëruar dhe më kërkoi falje. Janë episode që ndodhin në fushë dhe unë preferoj t’i lë aty” – Tha Juan Jesus. Sa i takon ndeshjeve të Kombëtares së Italisë, në vend të Acerbit do të jetë Gianluca Mancini. Përfaqësuesja Axurre do të përballet me Venezuelen dhe Ekuadorin, në ndeshje miqësore.

Related posts

(FOTO) Bundesliga/ Schalke synon vendin e dytë, ja sfidat e ditës së sotme

Q.Autor

E PABESUESHME NGA SPANJA/ Përsëritet identik goli magjik i Bale ndaj Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Me “gjak bardheblu”: Presidenti Halili ia beson Tiranën ish-futbollistit

Isa.Autor

Leave a Comment