Boks Sport

Më i famshëm se rivali, Mayaweather hedh sërish “KO” McGregor

Sportisti i arteve marciale mikse Conor McGregor ka humbur një tjetër duel me ish-boksierin Floyd Mayweather, por këtë herë jo në ring. Televizioni ESPN ka publikuar një renditje të sportistëve që kanë më shumë popullaritet në botë, bazuar në kërkimet në internet, të ardhurat e tyre si dhe ndjekësit që ata kanë në rrjetet sociale, duke përcaktuar 100 sportistët më të suksesshëm dhe të kërkuar.

Në krye të kësaj liste ndodhet futbollisti portugez Cristiano Ronaldo, ndjekur nga basketbollisti LeBron James futbollisti tjetër Lionel Messi. Në vendin e 14-të ndodhet ish-boksieri Floyd Mayweather, që ka lënë me 4 pozicione më pas irlandezin Conor McGregor. Sportisti i MMA-së ka më shumë ndjekësa në rrjetet sociale se boksieri amerikan, por ky i fundit ka më shumë klikime dhe më shumë të ardhura.

Related posts

E BUJSHME/ Nuk ndihet i lumtur në Mançester, Kristiano Ronaldo mund të transferohet te skuadra e madhe europiane

F.autor

“E ADMIROJ PREMIER LEAGUE”/ Rrëfehet Sergio Ramos: Ronaldo? Është një lojtar i madh por…

Delo.autor

“BOMBERI” PIATEK PO SHKËLQEN/ Por një tjetër polak ia ka kaluar në Serie A, ja statistika

Delo.autor

Leave a Comment