Futboll

E pabesueshme, Totti qëlloi shortin e Real Madridit pa u tërhequr

Legjenda e Romës, Francesko Totti është bërë objekt i një video virale pasi që duket se ja ka qëlluar shortit që sot u nda në Ligën e Kampionëve

Derisa tërhiqet shorti, Totti shihet në një video se thotë se Juventusi do të takohet me Real Madridin në çerekfinale.

Kjo ndodh saktësisht në sekondën 50 të videos më poshtë, derisa shortin është duke e tërhequr Andre Shevqenko, e Totti pa e tërhequr atë e thotë emrin e Real Madridit gjë që del e saktë.

Video është bërë virale dhe se debati ka plasur në rrjet se shorti i Ligës së Kampionëve mund të jetë i kurdisur.

Vitin e kaluar, Real Madrid dhe Juventus u takuan në finale të Ligës së Kampionëve, të cilën e fituan Los Blancos me rezultat 4-1.

https://youtu.be/ky7QUNBEj9Q

Related posts

Orët e fundit të merkatos, Dortmund transferon mesfushorin e Barcelonës

Q.Autor

E BUJSHME/ Neymar i siguron fitore Brazilit, bëhet pjesë e historisë së Kombëtares

Isa.Autor

CHAMPIONS/ I mjaftojnë 55 sekonda, ylli Salah zhbllokon sfidën dhe vendos dy rekorde me një gol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment