Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Dybala zbulon se çfarë i tha Mourinhos pas gjestit provokues, nuk e…

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, ka insistuar se nuk e kishte ofenduar Jose Mourinhon, pasi e kishte parë duke ofenduar tifozët e skuadrës së tij pas fitores dramatike të Manchester Unitedit të mërkurën në Champions League. Trajneri portugez i Manchester Unitedit u bë protagonist i fitores 2-1 në Torino dhe reagoi me një gjest duke ua bërë të ditur tifozëve vendas se kush doli fitues nga ajo mbrëmje e jashtëzakonshme, duke u drejtuar tifozëve.

Veprimet e tij sollën përçarje te legjendat e Unitedit, Paul Scholes dhe Gary Neville, që dhanë mendime të kundërta për veprimin e tij, dhe me një numër të lojtarëve të Juventus që e konfrontuan portugezin.

Argjentinasi Paulo Dybala ishte prej atyre që iu afrua Mourinhos, bashkë me Leonardo Bonuccin, por tani insiston se nuk pati fjalë të ashpra mes dyshes. “Thjesht i thashë se nuk ka nevojë ta bëjë një gjest të tillë”, tha Dybala për Sky Sports. “Nuk ishte nevoja të krijonte më shumë tensione, sepse rrezikon të shkaktosh një konflikt. I thashë se nuk pati nevojë, ama nuk e ofendova. Vetëm këtë ia thashë dhe u largova”, shtoi ai.

Related posts

TRASFERIMI I BUJSHËM/ Man City zëvendëson yllin e mesfushës me londinezin 60 milionësh

Delo.autor

NJË TELENOVELË NË JETËN REALE/ Gruaja paguan 1 milion euro për të vrarë ish-futbollistin e kombëtares (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Marrosi me tripletë mbarë Europën, “ylli” SHQIPTAR fut në “sherr” 2 SUPER KLUBE

Isa.Autor

Leave a Comment