Futboll Sport

NË GJERMANI E BËJNË TË KRYER/ Bayern Munich gjen pasuesin e Tuchel në Angli

Si rrallë herë, Bayern Munich u refuzua nga të paktën katër trajnerë, nga Alonso te Nagelsmann etj, por dilema se kush do të jetë pasuesi i Thomas Tuchel është drejt fundit, pritet të bëhet zyrtare në ditët në vijim.
Klubi gjerman po negocion këto ditë me klubin e Burnley për të gjetur një akord, për të lënë të lirë Kompany pasi trajneri belg ka një kontratë me klubin anglez deri në 2028. Vetë trajneri ka dhënë pëlqimin e tij për të marrë stolin e Bayern, por klubi gjerman është i detyruar të paguajë për të siguruar shërbimet e Kompany.

Gjithnjë sipas Sky Sport, drejtuesit e Bayern përfunduar te ky opsion pasi përcaktues ka qenë gjuha dhe njohja e ambientit. Kompany flet mirë gjermanisht, e njeh edhe Bundesligës, pasi më herët, gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Hamburg.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Tirana. Rezultati 1-1

Delo.autor

Marca ironizon Mourinhon: Me 300 milionë euro do ta kishe këtë superformacion

Q.Autor

JAVA E 10 NË SUPERIORE/ Tirana humb mundësinë e arratisë, Vllaznia bëhet kërcënuese. Ja renditja…

Delo.autor

Leave a Comment