Futboll Seria A Sport

Vitet kalojnë, por Luciano Moggi nuk e harron Calciopoli-n…

Rikthehet që të flasë Luciano Moggi. Këshilltari i presidentit Gazment Demi, pasi ka bërë një sezon për t’u harruar me Partizanin, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Normalisht që çështja është e njëjtë, Calciopoli.

Ish-drejtuesi i Juventusit është rikthyer te çështja Calciopoli gjatë një interviste të dhënë për Mohamed Hosni Almahmoudy, prezantues i programit “Il Calcio” në kanalin egjiptian “On Sport”. Ish-drejtuesi i Juventusit ka folur për Calciopoli-n dhe ka akuzuar Facchetti-n: “Është e thjeshtë ajo që ka ndodhur. Vdiq avokati i Agnelli-t, doktor Agnelli dhe avokati Chiosano. Po të ishin ata nuk do të kishte ndodhur e gjitha ajo që ka ndodhur këto vite”.

“A keni parë ju ndonjëherë me ndonjë gjyq që avokati mbrojtës të të akuzojë për fajësi? Zaccone, mbrojtësi i Juventusit në atë proces, ka kërkuar rënien në Serie B dhe penalizmin pasi ka lexuar të gjithë fashikullin në një javë për të evituar rënien në Serie C”.

Duke vijuar, Luciano Moggi tregoi kontaktet me dizenjatorët. “Avokatëve të mi u janë dashur katër muaj e gjysmë për të kuptuar dhe lexuar të gjithë atë që ishte shkruar.

Për fat të keq procesi sportiv u mbyll me rregullat e pandryshuar të ligës pa ndeshjet e alternuara, që ishte e gjitha në disakord me atë që kërkoi avokati. Të flisja unë me dizenjatorët? Ishte e lejuar ta bëja. Flisnin të gjithë sepse në 152 kartelat e Palazzi-t rezultonte që vepra është kryer dhe nga ekipe të tjera dhe jo vetëm nga Juventus”.

“Më vjen keq për tifozët interist, por nuk iu dha asnjë vëmendje bisedës time me Gian Felice Façhetti-n, ku rezultonte se babai i tij po lobonte te arbitrat. Facchetti, para gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Cagliari-t, ai shkoi te Bertini dhe i kërkoi që të fitonte ndeshjen. Unë nuk i kam bërë kurrë këto gjëra. Nuk kisha as njerëz që të më mbronin në atë kohë”.

Related posts

Allegri mjaft komod ndaj Romës, 200 milionë euro në ‘pankinë’

Q.Autor

Gjithçka që duhet të dini për Lazio-Milan… (STATISTIKAT)

Q.Autor

TENSION I MADH TEK LAZIO/ Shtohen dhimbjet e kokës për Inzaghin para ndeshjes me Juventus

Delo.autor

Leave a Comment