Sport

LOJËRAT OLIMPIKE PARIS 2024/ Kosova e nis mbarë, boksierja Donjeta Sadiku triumfon kundër tajlandezes

Kosova i nis mbarë Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Boksierja, Donjeta Sadiku fitoi në aventurën e parë në kryeqytetin francez. Shqiptarja triumfoi në raundin e parë kundër tajlandezeez, Thananya Somnuek, në kategorinë deri në 60 kilogramë. 3 raundet e këtij dueli u vlersuan si të barabarta nga pikët e jurisë, teksa Sadiku fitoi me pikët e dhëna nga 3 gjyqtarë, pasi 2 të tjerë ja dhanë pikët tajlandezes.

Pas kësaj fitoreje, Donjeta Sadiku u shpreh mjaft e lumtur. Ndër të tjera, shqiptarja thekson se dëshiron me patjetër një medalje olimpike. “Është një ndjenjë e mrekullueshme. Me trajneren kemi punuar për një kohë të gjatë gjatë këtyre ditëve. Synimi im është i qartë, medalja olimpike”, ishin fjalët e boksieres sonë pas fitores.

Related posts

DITË JO E MIRË PËR RONALDON/ Shikoni gafën amatoreske të ndodhur për yllin portugez (FOTO)

Delo.autor

KOMENT NGA MIGUEL ANGEL GARCIA/ Enrique një njeri i madh, na dha leksione si të humbësh

Delo.autor

SURPRIZA NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ “Los Blancos” ruan kryesimin, por Barcelona “kërcënon” rivalët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment