Futboll Sport

CANCELO DO VETËM BARCELONËN/ Pengesë bëhen 30 milionë euro-t e kërkuara nga kampionët e Anglisë

Joao Cancelo vijon të jetë në qendër të merkatos edhe këtë verë, e sidomos në aksin Machester-Barcelonë. Dëshira e vetë lojtarit është të mbetet te Barcelona, klub ku u huazua sezonin e kaluar nga Manchester City. Rikthimin në Etihad nuk e merr në konsideratë, edhe prej faktit që raporti me Pep Guardiolën nuk është më i miri.

Anësori i djathtë shpreson të vijojë aventurën me katalanasit, ndërkohë që kampionët e Anglisë kanë ulur pretendimet e tyrë në lidhje me kartonin e 30-vjeçarit.
30 mln euro duan drejtuesit e Cityt, shumë që Barcelona nuk mund ta paguajë dot në këto momente si pasojë e probleme financiare.Agjenti i portugezit, Jorge Mendes po tenton të bindë anglezët që të ulin edhe më shumë kërkesat e tyre ekonomike, në mënyrë që Cancelo të transferohet përfundimisht te Barça.
Për momentin, lojtari i kombëtares luzitane ndodhet në “udhëkryq”. Ai dhe Barcelona duan të vijojnë me njëri-tjetrin, por City nuk heq dorë nga kërkesat e veta.

Related posts

NË GARË ME DONNARUMMAN/ Thomas Strakosha mund të zëvendësojë “Gardianin” e Premier…

Delo.autor

Agjenda e kuqezinjve/ Më 19:00 mbledhje taktike, Panucci ndan mendjen për formacionin

Isa.Autor

LIVE/ Ndërpritet ndeshja në Kamëz, portieri i Kukësit duhet të ndërrojë fanelën e zezë

Isa.Autor

Leave a Comment