Futboll Sport

NË ITALI JANË TË SIGURT/ Juventus kërkon Armando Brojën! Giuntoli kontakton me Chelsean

Juventusi po punon në mënyrë aktive për të forcuar sulmin për sezonin e ardhshëm dhe po lidhet me një lëvizje për një tjetër sulmues. Drejtori sportiv i klubit, Cristiano Giuntoli është duke parë mundësi të shumta mes të cilëve është shfaqur edhe emri i sulmuesit kuqezi, Armando Broja.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Nicolas Gonzalez i Fiorentinas është shfaqur si objektivi kryesor i Juventusit. Klubi ka nisur kontaktet me ‘violat’ dhe është i vetëdijshëm për interesin e lojtarit për një lëvizje të mundshme.

Profili i Gonzalez po vlerësohet nga afër krahas objektivave të tjerë të vjetër si Galeno nga Porto dhe Karim Adeyemi nga Borussia Dortmund. Por, pista e mundëshme është edhe ajo e Brojës.

Sipas medias në fjalë bëhet me dije se Giuntoli ka kontaktuar drejtuesit e Chelseat për t’u konfirmuar vullnetin e Juventusit për të marrë sulmuesin shqiptar në huazim me të drejtë blerjeje verën e ardhshme, opsion ky që nuk preferohet fort nga londinezët, që duan ta shesin njëherë e mirë Brojën.

Gjithsesi, deri tani për sulmuesin shqiptar nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete që të kënaqë pretendimet e Chelseat, ndaj nuk përjashtohet mundësia që në ditët e ardhshme londinezët të pranojnë opsionin e huazimit të tij te Juventusi.

Nga ana tjetër, duket se trajneri Thiago Motta ka dhënë miratimin e tij për Brojën, të cilin e sheh si të duhurin jo vetëm për të zëvendësuar Vlahovic, por edhe për të luajtur bashkë me serbin në rast të një skeme me dy sulmues.

Related posts

Argjentina pranë ELEMINIMIT, Messi konfirmon fiksimin: “Dua Kupën e Botës”

Isa.Autor

Duka: Disa të paudhë po i hedhin benzinë një ‘zjarri’ që nuk ekziston

Sadik.Autor

INTERI “FËRKON” DUART NGA ARRITJA E MARRËVESHJES/ Zilaktërit 400 milion euro në hyrje

Delo.autor

Leave a Comment