Futboll Sport

ZYRTARE/ Kontratë për 6 vite, Dani Olmo është i Barcelonës! Klauzolë 500 milionë euro

Dani Olmo është rikthyer te Barcelona pas 10 vitesh, por këtë herë jo më si një fëmijë në akademinë e të rinjve, por si lojtari që pritet shumë gjatë gjashtë sezoneve që vijnë.

Fantazisti spanjoll ka lënë Leipzig në Bundesligë dhe për 55 milionë euro është bërë lojtari më i ri i katalanasve, lajm që është konfirmuar nga vetë klubi. Kështu, Hansi Flick do ketë yllin e Euro 2024 në ekip.

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030 dhe klauzola e tij e shitjes është vendosur në 500 milionë euro.

E kaluara

Sulmuesi mbërriti në ‘La Masia’ në vitin 2007 nga komshinnjtë e Espanyol dhe pas shtatë vitesh në sistemin e të rinjve blaugrana, lojtari nga Terrassa vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, duke nënshkruar për Dinamo Zagreb dhe më pas Leipzig në Bundesligë.

Related posts

TRAJNERI I BELGJIKËS ELOZHE HAZARDIT/ Martinez: Mund të jetë lider i cdo ekipi

Isa.Autor

AI KALOI SHUMË VËSHTIRËSI/ Mamaja e “Fenomeni” rrëfen historinë interesante: Xhekpoti ishte djali im…

Delo.autor

SKANDALI/ Ish-portier i VLLAZNISË, sot trajner, kush është Armir Grima

Isa.Autor

Leave a Comment