Breaking News Sport

PËR HERË TË DYTË/ Shqipëria siguron tjetër medalje Olimpike, Dudaev fantastik në finale

Pas Chermen Valiev, edhe Islam Dudaev bën mrekullinë në Paris, duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e dytë Olimpike. Dudaev zhvilloi një finale fantastike përballë rivalit të tij nga Hungaria duke marrë menjëherë kontrollin e lojës.

Dudaev ishte i papërmbajtshëm duke kaluar menjëherë në avantazh 6-0. Hungarezi ngushtoi diferencat në 6-2, por mundësi kuqezi mori një tjetër 2 pikësh duke e dërguar rezultatin në 8-2, por një hungarezi mori një 2 pikësh duke i dërguar shifrat në 8-6 në fundin e periodës së parë.

Dudaev ishte fantastik me fillimin e periodës së dytë duke marrë menjëherë 4 pikë. Hungarezi u përpoq të reagoi duke barazuar shifrat në 12-12 në sekondat e fundit. Në tre sekondat e fundit, Dudaev bëri mrekullinë duke fituar një tjetër pikë që i dhuroi Shqipërisë një tjetër medalje bronzi.

Related posts

SHQIPËRI-KOSOVË U-19/ Kombëtarja fiton miqësoren e dytë në Prishtinë, njihuni me rezultatin

Delo.autor

E PAPRITUR/ Real Madridi nis ofensivën për t’ia rrëmbyer SUPER TALENTIN Guardiolës

Isa.Autor

“TOPI I ARTË”/ Ish-ylli i Chelsea-t befasohet kur zbulon se ka qenë mes kandidatëve

Delo.autor

Leave a Comment