Bundesliga Futboll Sport

NUK KANË FUND TELASHET/ Shuplaka e Ribery i kushton një “Bambi”… Robbenit

Ribery dhe Robben, Robben dhe Ribery. Një dyshe aq legjendare, sa është e vështirë të imagjinohet e ndarë. Të dy luajnë bashkë te Bayern Munich që nga 2009-a e largët dhe në fund të këtij sezoni do të festojnë 16 vite të kaluara duke parë njëri-tjetrin nga një anë e fushës te tjetra.

Dhe për kontributin që kanë dhënë për triumfet e klubit, Bayern ka vendosur t’i rinovojë të dyve kontratën për një sezon tjetër, pavarësisht se karta e identitetit thotë 34 vjeç për holandezin dhe 35 për francezin. Por për dy legjenda të tilla bëhet kjo dhe më shumë. Më shumë, siç është edhe çmimi “BAMBI”, që jepet çdo vit në Gjermani për personalitet që janë veçuar “për vizion dhe krijimtari dhe që kanë frymëzuar publikun gjerman”.

Një çmim që të dy duhej ta kishin marrë bashkë, në nder të mirëkuptimit të tyre në fushën e lojës, por që tani asnjëri nga të dy nuk do ta mbajë në dorë. Siç ka bërë të ditur “Bild”, “Hubert Burda Media”, media që jep çmimin, ka vendosur se sherri i Ribery me gazetarin francez Patrick Gillou është një sjellje e papranueshme. Kështu, pavarësisht se Ribery ka kërkuar falje për gabimin e tij, çmimi nuk do t’i jepet dyshes së bavarezëve.

“Arjen Robben dhe Franck Ribery duhej të merrnin çmimin BAMBI për rezultatet e jashtëzakonshme të arritura si një nga dyshet me krijuese të historisë së Bundesliga-s. Por Hubert Burda Media ka vendosur që të mos ia japë atyre pas sulmit të Ribery ndaj një gazetari televiziv në përfundim të ndeshjes së humbur ndaj Borussia Dortmund. Ne nuk mund të pranojmë një sjellje të tillë kundrejt pjesëtarëve të shtypit. Na vjen keq edhe që një atlet i jashtëzakonshëm si Robben duhet të paguajë çmimin e këtij vendimi” ka qenë komunikata e “Hubert Burda Media”.

Kush do ta marrë çmimin tani? Claudio Pizzarro, ish-shok skuadre i të dyve te Bayern, i cili vazhdon të shënojë gola në Bundesliga në moshën 40-vjeçare. Ky është një ngushëllim për Robben, sepse do të thotë se ka akoma kohë në dispozicion për të fituar “BAMBI”-n. Natyrisht, nëse Ribery e lejon!

Related posts

Lamtumirë Chelsea, Morata zgjedh klubin e ri

Sadik.Autor

Massimiliano Allegri firmos me Arsenalin?

Sadik.Autor

“TË GJITHË ME TË BARDHA”/ Neymar e djeg në ditëlindje! Skuadra e gjitha në festë, përveç… trajnerit

F.autor

Leave a Comment