Futboll Sport

E BUJSHME/ Armando Broja drejt huazimit në Bundesligë, fillojnë negociatat me Chelsean

Armando Broja nuk po shfaqet te ekipi i Chelseat, me drejtuesit që e kanë ‘degdisur’ sulmuesin e Kombëtares në ekipin e të rinjve, si shenjë për t’u larguar këtë verë.

 

Tanimë për 22-vjeçarin ka dalë në skenë një ofertë interesante, me Stuttgart në Bundesligë që ka filluar të ‘trazojë ujërat’.

 

 

 

‘Sky Sport De’ ka raportuar se Stuttgarti ka nisur zyrtarisht negociatat me Chelsean dhe është duke kërkuar huazimin e Brojës. Stuttgart është një mundësi shumë interesante, pasi do të jetë në fazën e grupeve të Champions League.Ende nuk ka një përgjigje nga Chelsea, që më herët refuzoi një shumë prej 32 milionë eurosh nga Everton për sulmuesin kuqezi. Pritet që kjo javë të jetë kyçe për të ardhmen e Brojës, i cili është dërguar në ekipin e të rinjve.

Related posts

E PABESUESHME/ Ishte pjesë e klubit të Chelsea për tetë vite por nuk ka luajtur asnjë ndeshje

Isa.Autor

FLAMURTARI NUK NDALET NË MERKATO/ Klubi pranë akordit me 27-vjeçarin Çelhaka. Largohen 3 lojtarë vlonjat

Delo.autor

JUVE NGRE TROFEUN/ Interi siguron vendin e dytë, por trondit Conte: Klubi s’na mbrojti! Imobile thyen dyshen Ronaldo-Mesi

Delo.autor

Leave a Comment