Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Juventus dhe Thiago Motta bindin në javën e parë, bardhezinjtë mposhtën Comon e Fabregas 3-0

Juventusi fitoi mbrëmë ndaj Comos, me rezultatin 3-0 duke e nisur me mbarë sezonin e ri të Serisë A. Me trajnerin e ri në stol, Thiago Mottan, bardhezinjtë bindën në ndeshjen e parë të kampionatit.

I pari që shënoi ishte debutuesi Mbangula që dërgoi topin në rrjetë në të 23-ën. Më tej në fund të pjesës së parë ishte Timothy Weah që dyfishoi shifrat pas asistit të Yildiz.

Me fillimin e pjesës së dytë, serbi Vlahovic shënoi të tretin por u anulua goli nga VAR.

Në fund të lojës do të ishte radha e Cambiaso për të vulosur fitoren me golin e tretë.

Nga ana tjetër, Como e drejtuar nga ish lojtari Fabregas bëri një paraqitje të mirë në këtë sfidë, që është rikthimi i kësaj skuadre në elitën italiane pas 21 vjetësh.

Javën e dytë Juve do luajë në transfertë ndaj Veronës, ndërsa Como do të ndeshet përballë Cagliarit.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Takimi i fundit Eriksen-Mourinho-Levy te klubi i Tottenham përpara lamtumirës (VIDEO)

Delo.autor

Harry Kane te Bayern në rast se largohet Robert Lewandowski

Sadik.Autor

“NO MESSI, NO PARTY”/ Boateng debuton me humbje në “Copa Del Rey”

Delo.autor

Leave a Comment