Futboll Seria A Sport

“TITULLI ËSHTË 95% I JONI”/ Conte pas fitores ndaj Veronës: Të gjithë janë prekur nga kjo situatë sepse…

Interi arriti të marrë një fitore të artë 1-0 kundër Veronës, fitore e cila i çon zikaltrit me një hap drejt titullit kampion.

Pas ndeshjes, Antonio Konte u shpreh mjaft i lumtur teksa tha se goli i Darmian vlen sa 95% e kampionatit.

Fitorja: “Topi është më i rëndë tani, shumë lojtarë nuk e kanë jetuar kurrë këtë situatë dhe është e pamohueshme që disa lojtarë janë prekur nga kjo situatë. Ne luajtëm dy ndeshje të mira kundër Napolit dhe Specias. Të gjithë menduan se filluam të lëshonim veten, por kjo gjë nuk ndodhi”.

Kampionati: “Mos harroni që të tjerët po lënë pikë ndërsa ne nuk e kemi hequr këmbën nga gazi. Vrapova në atë mënyrë tek goli i Darmian pasi ai gol është 95% e kampionatit. Ne nuk e kemi fituar ende titullin, por ishte e rëndësishme të fitonim kundër një ekipi që të krijon telashe, një ekip shumë fizik që nuk kishte asgjë për të humbur”.

Ngjashmëria me Juven: “Në vitin e parë tek Juvja gjeta tre të rinj si Barzali, Bonuçi dhe Kielini të cilin ishin të virgjër nga pikëpamja e fitimit të trofeve, por më pas filloi një projekt i ri. Unë shoh shumë ngjashmëri të atij grupi me mbrojtjen që ka Interi sot, De Vraj, Skriniar dhe Bastoni. Ky mund të jetë sezoni ku këta lojtarë me fitimin  e titullin mund të fitojnë shumë vetëvlerësim”.

Ambiciet: “Ne kemi punuar shumë gjatë dy sezoneve të fundit. Siç e thashë shumë herë, Interi nuk ka qenë konkurrues për një kohë të gjatë. Ne u përpoqëm për të fituar sezonin e kaluar. Duhet të punojmë si në nivelin mendor ashtu edhe në atë futbollistik”.

Related posts

E PABESUESHME/ Ky është vendimi i UEFA-s për Ronaldon

Isa.Autor

INTER-ROMA/ Mourinho dominues Kupë, Inzaghin e nderon Vidali. Ja statistikat e përballjeve…

Delo.autor

Vialli: Chelsea të mendohet tri herë, para shkarkimit të Contes…

Sadik.Autor

Leave a Comment