Futboll Sport

VLERËSON GJEORGJINË/ Sylvinho: Ekip i organizuar, nuk fokusohemi vetëm te Kvara

Shqipëria sfidon Gjeorgjinë të martën në orën 20.45, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe që do mbahet në “Air Albania”. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho u shfaq në konferencë për shtyp në prag të takimit, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Numri një i pankinës së Kombëtares foli për situatën e skuadrës, pas asaj fitorje historike ndaj Ukrainës.

“Unë mund të them se është grup i ekuilibruar. Çdo trajner e përgatit ndeshjen për ta fituar.Rivali- Mendoj se do jetë një ndeshje shumë e bukur. Gjeorgjia është ekip i fortë. Dua të përfaqësojmë sa më mirë vendin tonë.

Përgjatë një ndeshje mund të bësh disa ndryshime. Ndaj Ukrainës ishim të vendosur mirë. Ndryshimet u bënë në momentin e duhur.

Formacioni- Do të presim e të shohim gjendjen fizike të lojtarëve. Ndoshta, nesër pas drekës do të kemi pamje të qartë.

Është bërë punë e mirë nga stafi. Gjeorgjia është ekip i organizuar, trajneri është detajist. Kanë bërë një Europian shumë të mirë.

Kvara-Ai është lojtar i madh, por Gjeorgjia ka edhe lojtarë të tjerë të mira. Kvara është lojtar klasi, është kënaqësi për ne të luajmë ndaj tyre.

Related posts

TALENTI KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Tottenham gati 20 milionë për objektivin e “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

(VIDEO) Mateo Kovacic “sillet” si amator, përballë me portierin nuk arrin të shënojë

Q.Autor

LLORIS PRANË “SKADENCËS”/ Tottenham “ndjek” një tjetër kampion bote

F.autor

Leave a Comment