Bundesliga Futboll

Heynckes thërret një shqiptar kundër Leipzig-ut

Për të do të ishte dhurata më e bukur për ditëlindjen e tij të 19. Meritan Shabani, i cili festoi ditëlindjen e tij të 19 dy ditë më parë, dje është ftuar nga trajneri Jupp Heynckes për ndeshjen që Bayern do të luajë kundër Leipzig për llogari të Bundesliga 1.

Shabani është i lindur më 15 mars 1999 në Kosovë, ka debutuar me ekipin e dytë të bavarezëve, por ka luajtur edhe në disa ndeshje miqësore që ka zhvilluar skuadra e drejtuar nga Jupp Heynckes. Tekniku 72-vjeçar i ka dhënë besim të riut shqiptar që luan në pozicionin e mesfushorit të qendrës.

Këtë lajm e ka bërë publik dhe faqja zyrtare e Bayern Munich, e cila shkruan se Shabani nuk është në dispozicion të skuadrës U-19 për shkak se do të aktivizohet me ekipin e parë të Bayern-it në takimin kundër Leipzig.

Shabani ende nuk ka veshur një fanellë përfaqësueseje, as të Shqipërisë dhe as të Kosovës. Ai ka pasaportë gjermane, ndërsa pritet që në të ardhmen të jetë vetë futbollisti se ku do të shkojë mes tre shteteve që ai ka të drejtë të vendosë.

Related posts

Ardi Behari nuk ka shkopin magjik, por: Në fund bëjmë llogaritë

Sadik.Autor

ARMANDO SADIKU FUTET NË HISTORI/ Bëhet lojtari i parë shqiptar që luan në… (VIDEO)

Delo.autor

Trajnieri i PSG, Tuchel flet për Rabiotin: Talenti i tij…

Sadik.Autor

Leave a Comment