Futboll Seria A

Spalletti ka një mesazh për tifozët e Interit që ankohen në Facebook

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka reaguar pas kritikave nga tifozët për rezultatet e dobëta të ekipit në periudhën e fundit.

“Nerazzurrët” kanë shfaqur formë të dobët në javët e shkuara duke rrezikuar luftën për vendin e katërt në Serie A.
Por, Spalletti ka një mesazh për kritikat në rrjetet sociale.

“Mendoj se disa rezultate na kanë krijuar vështirësi. Por, rezultati i ndeshjes së fundit ndaj Napolit është dëshmi se kemi forcë”, u shpreh ai.

“Fakti se nuk kemi pranuar gol në dy ndeshje tregon se jemi kompakt”, theksoi Spalletti.

Related posts

Torino-Juventus, derbi vlen më shumë se 3 pikë

Q.Autor

PREFERON TALENTIN E BARCELONËS/ Bartomeu: Është më i fortë se Neymar…

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME LUFTËTARIN/ Trajneri Duro: Duhej fitorja patjetër, nuk ishte…

Delo.autor

Leave a Comment