Futboll Sport

FIORENTINA MERR FITOREN E PARË SEZONALE/ Përmbys 2-1 Lazion në ‘Franchi’! Vendosin dy penallti

U desh java e peste e Serie A qe Raffaele Palladino te shijonte fitoren e pare ne stolin e Fiorentines. “Vjollcet” fituan 2-1 me permbysje kunder Lazios, ne nje ndeshje me dy fytyra, shume raste dhe te kendshme per t’u ndjekur.

Dueli në “Artemio Franchi” nisi në ekuilibër, me dy skuadrat që kërkonin të studionin skemat e lojës. Megjithëse me disa raste shënimi, goli i parë i ndeshjes u shënua na Gila i Lazios në minutën e 41-të.

Në zhvillimet e një këndoreje dhe pas një pasimi nga Tavares, mbrojtësi ia doli që me kokë të mposhtte De Gean dhe t’i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Me nisjen e fraksionit të dytë, Palladino hodhi në fushë Albert Gudmundsson më vend të Martinez dhe islandezit do i duheshin vetëm tre minuta për të shënuar golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas rezultatit 1-1 të dyja skuadrat kërkuan golin e epërsisë, çka do vinte vetëm në minutën e 90-të. Serish Gudmundsson nga penalltia u tregua i sakte dhe Fiorentina permbysi 2-1 per te marre fitoren e pare sezonale pas tre barazimeve dhe nje humbjeje. Me gjashtë pikë skuadra nga Firenze ngjitet për momentin në vendin e dhjetë.

Nderkohe Lazio peson humbjen e dyte sezonale, teksa siglon edhe dy fitore dhe nje barazim. Me shtatë pikë Lazio mban pozitën e shtatë.

Related posts

“EURO 2020″/ Austria mposht Ukrainën falë golit të Baumgartner dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

EFEKTI I EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Nuk do ta besoni sa është rritur vlera e Juventusit vetëm sot

Delo.autor

REALIZOI SUPER GOL NDAJ EGNATIAS/ Berisha: Jemi të dënuar për të fituar, nuk bëj garë me Mensah

Delo.autor

Leave a Comment