Futboll Sport

KATEGORIA E PARË/ Lushnja ndal Besën për herë të parë, Pogradeci rikthehet te fitorja! Tri pikë për Vorën dhe Kastriotin

Kategoria e Pare e futbollit ne Shqiperi zhvilloi te shtunen kater nga ndeshjet e raundit te peste. Ne “Roza Haxhiu” Lushnja vendase ndali 0-0 Besen. Kavajasit e Mirel Josës kishin siguruar katër fitore në javët e kaluara.

Në Fushë-Krujë, Kastrioti mposhti pastër 2-0 Burrelin me dopietën e Elvi Berishës. Ndërkohë në Peshkopi vendasit e Korabit u mposhtën 0-1 nga Vora me golin e Avdiut.

Pogradeci u rikthye te fitorja pas tre humbjeve, duke mposhtur ne shtepi 1-0 Erzenin fale golit te Panadic ne minuten e fundit. Raundi i pestë mbyllet këtë të dielë në orën 16:00. Ne Vlore luhet Flamurtari – Apolonia, ndersa Valbona pret Kukesin.

Kategoria e Parë, raundi 5:

E shtunë, 21 shtator 2024

Kastrioti 2-0 Burreli

Korabi 0-1 Vora

Lushnja 0-0 Besa

Pogradeci 1-0 Erzeni

E diel, 22 shtator 2024; 16:00

Flamurtari – Apolonia

Valbona – Kukësi

Renditja:

Related posts

ZIKALTËRIT NË DELIR/ VIDAL arrin marrëveshjen personale me INTERIN

Isa.Autor

LIVE/ Kolumbia zhbllokon rezultatin duke kaluar në epërsi kundër Senegalit në grupin H (VIDEO)

Isa.Autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Ylli i golfit nuk e besoi: Njerëzit po më thonin bëje për Mamban, më pas kuptova që… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment