Futboll Sport

ZGJODHI MILIONAT ARABE/ Pioli: Ronaldo është superior ndaj Messit, te Al Nassr për trofe

Stefano Pioli debutoi në stolin e Al Nassr në Arabinë Saudite, me ekipin që kaloi në 1/8 e Kupës. Ish-trajneri i Milanit është shprehur se kaloi në kampionatin e milionave për trofe.

Nuk mund të mungonte edhe një përgjigje për kapitenin e ekipit të tij, Cristiano Ronaldo, që sipas Piolit është më i mirë se Messi.

“Ronaldo ka më shumë gola sesa ndeshje. Mendoj se është superior ndaj Messit. Ajo që pashë nga lojtarët në ndeshjen e parë ishte shumë e kënaqshme për mua. Kemi lojtarë të nivelit të lartë vendas dhe të huaj dhe synimi ynë është të marrim pjesë në çdo turne.

Unë do të lë gjurmë me Al-Nassr. Arsyeja pse erdha është shumë e qartë, dua të fitoj trofe. I kam parë të gjitha ndeshjet e ekipit këtë sezon, por tani duhet të fokusohemi te e ardhmja. Skuadra ka potencialin për të arritur rezultate të mira”, deklaroi Pioli.

Related posts

E BUJSHME/ Dyshja e Tottenham drejt Torinos, ja plani i “ÇMENDUR” i “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

“EL PIPITA” NUK NDRYSHON KURRË/ Vitet kalojnë por hiti i preferuar “Despacito” mbetet, Matuidi shkrihet së qeshuri (VIDEO)

Delo.autor

BREZOVIC MBAN “PENG” INTERIN/ Inzaghi “tradhton” sërsh Asllanin

F.autor

Leave a Comment