Futboll Kategoria Superiore Sport

“BAYERN MUNICH I PABESUESHËM”/ Klopp: Pse jo një derbi gjerman në finale

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, gjatë një interviste lëshuar sajtit gjerman “Sportbuzzer”, flet për ta ardhmen e tij pas vitit 2024, kur i skadon kontrata në “Anfield Road” dhe nuk e përjashton një tërheqje përfundimtare. “Me Liverpulin sapo kemi nisur të fitojmë dhe duam të fitojmë shumë tituj të tjerë.

Çfarë do të bëj kur të më skadojë kontrata në 2024? Do të marr një vit pushim dhe pastaj do të pyes veten nëse futbolli më mungon. Nëse nuk do të jetë kështu, atëherë nuk do ta bëj më trajnerin”, tregon 53-vjeçari, të cilin kombëtarja gjermane e ëndërron një ditë në stolin e saj, por edhe Bajerni gjithashtu. Klop, fitues i Ligës së Kampioneve në fuqi dhe këtë sezon i Premier Ligës, zbulon edhe se çfarë do t’i mungojë kur të mbyllë karrierën si trajner: “Do të jetë pikërisht tensioni brutal përpara ndeshjes”.

Sezoni i ri – Prej tre ditësh, “Reds”-at kanë nisur fazën përgatitore në Austri për sezonin e ri dhe Klop është shumë i përqendruar për ta përmirësuar skuadrën deri në detajet më të vogla për një tjetër edicion me gazin deri në fund. Gjermani ka ndërtuar një makineri në Angli gjatë këtyre pesë viteve, por ai nuk është ende i kënaqur:

“I gjithnjë klubi është i emocionuar për sezonin e ri. Ne duam të bëhemi edhe më të mirë. Duam ta ndjekim kundërshtarin dhe topin gjatë gjithë fushës, duam të jemi një skuadër super e pakëndshme që nuk do donte askush ta kishte përballë. Ne nuk do të luajmë për të mbrojtur titullin e sezonit të shkuar, por për të fituar të ri. Sapo kemi nisur të fitojmë”.

Derbi gjerman – Ai komentoi edhe gjysmëfinalet e Champions-it këtë sezon, Lajpcig-PSG dhe Bajern-Lion. Dhe nuk e përjashton se do t’i pëlqente një derbi 100% gjerman në finalen e Lisbonës. Në fakt ai ka qenë vetë protagonist i një të tilli në 2013, kur Dortmundi i tij mundej pikërisht nga Bajerni 2-1 në finalen e “Wembley”-t në 2013-ën dhe bënte tripletën e parë në histori. “Një derbi mes Bajernit dhe Lajpcigut në finale? Përse jo? Bajerni është në një formë të pabesueshme, por edhe Lajpcigu luajti shumë mirë në çerekfinalen kunër Atletikos së Madridit”.

Related posts

HUMBJA NDAJ POLONISË/ Reja: Tifozë të tillë rrallë i gjen në Europë, Luajtëm si të barabartë…

Delo.autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Napoli humb kapitenin Insigne sezonin tjetër, piketon yllin e kombëtares shqiptare

Delo.autor

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Shikoni momentin kur Lampard përplaset me Klopp dhe stolin e Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment