Futboll Sport

PRAG LIGA E KOMBEVE/ Jasir Asani shënon golin e gjashtë në Azi

Jasir Asani, sulmuesi anësor i Kombëtares ka shënuar golin e gjashtë sezonal në Azi. Skuadra e tij, Gwangju e mbylli në avantazh 0-1 pjesën e parë kundër Kawasaki Frontale në Japoni.

Sfida vlen për turin e dytë të Champions League në Azi dhe Jasir Asani la gjurmë me golin e shënuar në minutën e 21. Nga pika e bardhë e penalltisë, 29-vjeçari u tregua i ftohtë dhe ia ndali në rrjetë sferën portierit Jung.

Ky është goli i gjashtë për Asanin me fanellën e Gwangju këtë sezon, teksa katër janë në Champions dhe dy në kampionat. Sulmuesi ka marrë sërish një fanellë titullari dhe ka lënë pas mosmarrëveshjet në klub për kalimin në Evropë. Kontrata e tij me koreano-jugorët vlen deri në verën e 2025 dhe vitin që vjen rikthimi në Evropë është i sigurt.

Forma e mirë e sulmuesit është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren, me kuqeiznjtë që luajnë kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë më 11 dhe 14 tetor në Ligën e Kombeve.

VIDEO

Related posts

“NUK PO KALOJMË NJË MOMENT TË MIRË”/ Flet trajneri Shkëmbi: Ju tregoj problemin më të madh të Teutës…

Delo.autor

E BUJSHME/ MILANI ofron BORININ dhe 110 milionë euro për MESFUSHORIN serb

Isa.Autor

Rezultate të çmendura, Marseille & Salzburg përmbysin, Arsenal dhe Atletico OK

Sadik.Autor

Leave a Comment