Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK PO KALOJMË NJË MOMENT TË MIRË”/ Flet trajneri Shkëmbi: Ju tregoj problemin më të madh të Teutës…

Teuta barazoi në transfertë ndaj Vllaznisë me rezultatin 0-0. Trajneri i durrsakëve, Bledi Shkëmbi, analizoi këtë përballje, teksa evidentoi mungesën e golit si një problem serioz te “djemtë e detit”. Në prononcimin pas ndeshjes Shkëmbi u shpreh:

“Nuk duhet hedhur poshtë ky barazim. Mendoj që u munduam. Nuk mendoj si Memelli që të dy ekipet u munduan të ruanin rezultatetin 0-0. Ne kërkuam ta fitonim ndeshjen. Patëm momentet tona. Është problem i madh i joni që nuk arrijmë të shënojmë. E ndjejmë dhe ne vetë që ky është një problem për ne.

Kapllani më pëlqeu shumë, bëri shumë mirë. Ka kohë të jetë në vëmendjen time. Do të jetë një lojtar që do të na ndihmojë. Kemi dhe probleme dëmtimesh. Lojtarëve të rinj ua japim mundësinë dhe deri tani po e justifikojnë mirë.

Barazimet po na duken si humbje. Edhe presidentëve nuk diskutohet që barazimet iu duken si humbje. Nuk po kalojmë moment të mirë te shënimi i goli. Ekipi po bën pak a shumë atë që kërkoj unë. Edhe sot patë disa probleme të tjera. Duhet t’i rregullojmë. Duhet që mundësitë t’i shfrytëzojmë dhe të shënojmë.

Pozicioni i Aleksit – Gjatë konferencave për shtyp nuk i qaj mungesat. Nuk kishim asnjë qendërmbrojtës tjetër, ndaj luajti Aleksi. Kjo ishte arsyeja pse e tërhoqa Aleksin mbrapa. Mendoj që bëri shumë mirë në fazën mbrojtëse. Nuk kisha asnjë alternativë tjetër që ta aktivizoja në atë pozicion”, u shpreh Shkëmbi.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ E pabesueshme në “Draga”, Marega trondit Juventus me një gol nga “tuneli” (VIDEO)

Delo.autor

“KANË QENË DY SKUADRA QË MË KANË KËRKUAR”‘/ Ylli i Chelsea-t: Kam folur edhe me Mourinho-n, por…

Delo.autor

“ËSHTË NJË KËNAQËSI E VËRTETË TË LUAJ ME IBRAN”/ Sulmuesi Rebic: Më në fund unë kam mundësinë të…

Delo.autor

Leave a Comment