Futboll Sport

E KAP TRANSMETIMI DIREKT/ Tifozi i Bayern Munich konsumon kokainë gjatë ndeshjes së Champions League

Liga e Kampionëve ka nisur këtë sezon me një risi sa i përket formatit, duke ndryshuar të gjithë strukturën e mëparshme, gjë që duket se nuk i ka ndaluar aspak fansat që të vazhdojnë të mbështesin skuadrat e tyre të zemrës.

Së fundmi, pamjet e një tifozi gjerman në duelin Aston Villa 1-0 Bayern Munchen po bëjnë xhiron e rrjetit. Ai shihet duke brohoritur për skuadrën e tij dhe pas një momenti nga një qese hedh diçka në dorë, të cilën e thith me hundë, me rrjetin që dyshon se është kokainë.

Regjia menjëherë ndryshoi planet, por momenti u fiksua dhe në rrjet ka pasur shumë polemika. Video është fshirë edhe nga platformat sociale.

Related posts

Golovkin: Revanshin me Alvarez do ta zhvilloj në shtator

Sadik.Autor

PO SHIJON PUSHIMET/ Në plazh duke mbledhur guaska, “vuajtjet” e karantinës së yllit të Bayern (FOTO)

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Barcelona ankohet në Federatë për arbitrimin, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment