Futboll Sport

RENDITJA E KLUBEVE SHQIPTARE/ Tirana ulet në Europë, Partizani i pari në UEFA

Renditja e fundit e dhjetë viteve të fundit në Europë ka sjellë ndryshime për klubet shqiptare. Kështu, Tirana ulet nga sezoni i fundit ndërsa nga të gjithë skuadrat shqiptare rritet vetëm Partizani. Ndonëse Teuta, Laçi, Luftëtari dhe Skënderbeu nuk luajnë fare në Europë prej vitesh janë aty në renditje.

Tirana është e katërta me 6.77 pikë në 10 vite. Nga ana tjetër, në krye është Partizani, me 11 pikë. Më pas vjen Laçi me 7.75 pikë. Në vendin e tretë Kukësi me 7 pikë. Pas bardhebluve është Skënderbeu dhe Vllaznia e 430-ta me 5 pikë.

Rend1

Plotësojnë renditjen Teuta, Egnatia dhe Luftëtari. Veç të kuqve dhe Egnatias deri diku, të gjitha skuadrat e tjera janë në ulje, kjo edhe për faktin se shumë ekipe mungojnë prej kohësh në Europë, ndërsa monopolin e kanë bardheblutë, të kuqtë, Vllaznia dhe Egnatia, sidomos vitet e fundit.

Related posts

E BUJSHME TEK MILAN/ PSG, Barcelona dhe Liverpool në sulm për liderin e mesfushës së “djallit”…

Delo.autor

“FINALJA” E MBIJETESËS LAÇI-TIRANA/ Ja arbitri i FIFA-s që do të gjykojë këtë ndeshje

Delo.autor

NGA ARGJENTIA NË SERBI/ Pamjet e sherrit në derbin Tirana-Partizani bën xhiron e botës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment