Futboll Seria A Sport

FITORJA E KATËRT RADHAZI NË KAMPIONAT/ Inter mposht me përmbysje spektakolare Cagliari-n

Ekipi i Interit ka fituar në transfertë ndaj Cagliarit me rezultatin 1-3. Një rezultat që është i gënjeshtërt, pasi ekipi i trajnerit Antonio Contes vuajti shumë për të marrë 3 pikët.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Ishte Sottil që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 42′. Ky shfrytëzoi më së miri një gabim të mbrojtjes duke dërguar topin në rrjetë.

Interi barazoi me Barellan në minutën e 77′. Ai dërgoi në rrjetë një top të kthyer falë një gjuajtje shumë të mirë. D’Ambrosio dërgoi topin në rrjetë pak sekonda pasi zbriti në fushë dhe në të 84′ i dha avantazhin Interit në 2-1. Lukaku i vendosi kapak ndeshjes me golin e tij në minutën e 90’+4′ për 3-1.

Related posts

Milan nis përgatitjen për ndeshjen ndaj Napolit

Sadik.Autor

Kur Reali luante në finalen e Kupës kundër vetes

Sadik.Autor

LUAN PËR PËRFAQËSUESEN E BELGJIKËS/ Januzaj uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment