Futboll Sport

SHOKUESE/ Humbi me serben në Evropianin e taekwondos, trajneri dhunon vajzën e tij (PAMJET)

Një ngjarje e turpshme është rregjistruar në kampionatin Evropian të Taekëondos që po mbahet në Tiranë, ku protagonist ka qenë trajneri nga Kosova Valmir Fetiu. Pas humbjes me rivalen serbe, trajneri e godet me shuplakë sportisten e tij të mitur, e cila duket në gjendje të rënduar emocionale.

Mediat në Kosovë raportojnë trajneri Valmir Fetiu është njëkohësisht edhe babai i vajzës, ndërsa ka deklaruar se ‘e bëri atë gjest për ta qetësuar atë’. Për ngjarjen ka reaguar edhe organizata për mbrojtjen e fëmijëve, që thotë se ‘dhuna nuk ka arsyetim’.

“Dhuna nuk ka arsyetim, nuk duhet përdorur kurrë si mjet disiplinimi, pasi ajo dëmton mirëqenien emocionale dhe zhvillimin psikologjik të fëmijëve, duke krijuar frikë dhe pasiguri në vend të respektit dhe vetëbesimit. Po ashtu, KOMF thekson se federatat dhe klubet sportive duhet të kenë rregullore të posaçme dhe procedura për mbrojtjen e fëmijës me qëllim të krijimit të një sistemi të brendshëm që parandalon dhe reagon ndaj shkeljeve të të drejtave të fëmijës. Ne kemi përgjegjësinë kolektive për të garantuar se fëmijët zhvillohen në mjedis të sigurt dhe përkujdesës, ku të drejtat e tyre themelore mbrohen”, thuhet në reagimin të bërë nga organizata në ‘Facebook’.

VIDEO

Related posts

KORONAVIRUSI/ Epidemia nuk kursen as futbollistët, klubi italian vendoset në…

Delo.autor

REALIZOI GOLIN E KUALIFIKIMIT PËR GJERMANINË/ “Heroi” Gorecka: Jam shumë i lumtur për skuadrën dhe…

Delo.autor

ISHTE NË SHËNJESTRËN E TIFOZËVE ME KORE RACISTE/ Shikoni reagimin epik të sulmuesit holandez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment