Futboll Seria A Sport

PAS 5 VITESH SI PRESIDENT I KLUBIT/ I “çmenduri” Ferrero largohet nga Sampdoria, ja shkaku kryesor

Masimo Ferrero, një prej presidentëve më të çuditshëm, që gjithmon ka qëndruar në qendër të vemendjes, do të largohet nga drejtimi i klubit të Sampdorias.

Pas bisedimesh të shumta klubi ‘dorian’ shumë shpejt do të kalojë në pronësi të kompanisë që udhëhiqet nga Gianluca Vialli i cili konsiderohet edhe si një legjendë e Sampdorias. Bëhet fjalë për kompaninë CalcoInvest LLC, që përveç Gianluca Viallit ka në përbërje edhe Fausto Zanetton, Jamie Dinan dhe Alex Knaster.

Që marrëveshja mes Ferreros dhe drejtuesve të CalcoInvest LLC të arrihej u desh ndërhyrja e Edoardo Garrones që me një shumë prej 10 milionë eurosh zhbllokoi tratativën. Sampdoria do të shitet për shumën e 85 milionë eurove, plus 30 milionë euro të tjera që janë borxhe dhe do të mbulohen nga grupi që drejtohet nga Vialli. Pas 5 vitesh Massimo Ferrero presidenti karizmatik i klubit dorian do të largohet për t’i lënë vendin rikthimit të idhullit të tifozerisë së Sampit, pikërisht Viallit

Related posts

FITORJA SPEKTAKOLARE NDAJ DINAMOS SË ZAGREBIT/ Pioli: Ishte një Milan i bukur, por duhet të përmirësohemi ende

F.autor

“NDRYSHON DREJTIM” MAN UNITEDI/ Solskjaer dhe “futbolli idiot”, kritika e parë e norvegjezit për Mou

Delo.autor

MPOSHT DUELIN ME “DJAJTË E KUQ”/ Perez gati 90 milion euro për mesfushorin e Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment