Futboll Sport

MARCELO PRANË LA LIGAS/ Dy klube spanjolle pas mbrojtësit veteran

Marcelo nuk e ka ndërmend të ndalet duke luajtur futboll, përkundër largimit të papritur nga klubi i tij i zemrës Fluminense. Veterani brazilian ishte prej një vit e gjysmë pjesë e Fluminenses, por pas një përplasje me trajnerin ka ndërprerë kontratën dhe tani po mendon rikthimin në Evropë.

E ardhmja e futbollistit mund të jetë sërish në Spanjë, aty ku për 15 vite la shenjë me fanellën e Real Madrid. Dy klube nga La Liga, kanë shfaqur interes serioz për 36-vjeçarin.

Bëhet fjalë për Leganes dhe Villarreal, klube që duan ta bëjnë lojtarin pjesë të tyre. Gjithsesi rikthimi i tij në Evropë është i sigurt dhe nga janari ylli brazilian pritet të jetë pjesë e La Ligas.

Related posts

Mesfushori i PSG-së, drejt kthimit në Itali. Nis kontaktet me klubin…

Sadik.Autor

Ronaldo i fiksuar pas Messit, bën shaka me një fëmijë: Messi është i keq

Q.Autor

EVERTON-LIVERPOOL/ Shikoni ndërhyrjen e frikshme që nxori jashtë loje mbrojtësin Van Dijk (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment