Futboll Sport

“FESTË” NË TORINO/ Rikthehet Vlahovic, por e ardhmja mbetet mister

Më në fund, në kulmin e emergjencës si pasojë e dëmtimeve në mase, Thiago Motta ka një arsye të fortë për të festuar. Nga kjo e shtunë, për takimin kundër Bologna-s në ‘Stadium’, Juve do të ketë në dispozicion Dusan Vlahovic. “Bomberi” serb ka parkuar në boske që nga 18 nëntori si pasojë e një tërheqje muskulore në kofshën e majtë, por Vlahovic është rikthyer më në fund të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit, i gatshëm ta nis nga minuta e parë kundër Bologna-s.

Në tre ndeshjet e fundit, Juve ka shënuar vetëm një gol, atë kundër Lecce-s, shifra që tregojnë qartë varësinë që “Zonja e Vjetër” ka ndaj Vlahovic. Në 16 ndeshje këtë sezon, mes Serie A dhe Champions League, Vlahovic ka realizuar 9 gola.Lajme jo të mira vijnë jashtë fushës, pasi Vlahovic dhe Juve janë ende shumë larg gjetjes së një akordi për rinovimin e kontratës aktuale e cila përfundon në 2026.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juve është gati t’i ofrojë një kontratë të re, por drejtuesit torinez kërkojnë një ulje të pagës, aktualisht përfiton 10,5 milionë euro në sezon. Është e qartë që mes palëve ka një hendek të madh duke bërë që e ardhmja e tij në Torino të jetë e paqartë.

Related posts

Gattuso optimist: Ky Milan mund të rivalizojë me Juventusin

Sadik.Autor

Milan, Gattuso përdor Perisic për të dalë nga kriza

Q.Autor

MERKATO E ÇMENDUR” E VERËS/ Chelsea ofron 103 milionë euro për bomberin Lulkaku, ja vendimi që merr Inter…

Delo.autor

Leave a Comment