Futboll Sport

SHKODRANËT JANË FAVORITË/ Njihuni me statistikat e Vllaznia-Dinamo

Vllaznia është tashmë në garën e ethshme për t’u ngjitur në dy vendet e para. Luan 3 ndeshje radhazi në fushën e vet, duke nisur nga kjo e sotmja me Dinamon.

Statistikat e viteve të fundit në fakt nuk janë aspak në favor të “Nëndetëses” sa u përket përballjeve me kuqeblutë. Fitorja e fundit në elitën e futbollit shqiptar për Dinamon ndaj Vllaznisë daton para 14 vitesh, më 25.09.2010, ku ata fitonin në Shkodër me rezultatin e thellë, 0-4.

Që nga ajo periudhë Vllaznia ka marrë 10 fitore ndaj bluve dhe 3 ndeshje janë mbyllur në barazim. Gjatë këtyre viteve Dinamo ka edhe një fitore në 2019-ën, me rezultatin 2-0, por dueli është zhvilluar në Kategorinë e Parë. E po ashtu blutë kanë një sukses 1-0 në vitin 2011, në kuadër të kupës.

Kryeqytetasit e kanë thyer “akullin” në fazën e parë të këtij kampionati, kur i mposhtën kuqeblutë me përmbysje në shifrat 2-1. Ka një dominim kuqeblu përgjatë gjithë këtyre viteve dhe sot Vllaznia do të kërkojë ta vijojë këtë traditë.

Related posts

Refuzohet nga Klop, Aubamejang niset për të firmosur në Londër

Q.Autor

Poul Pogba bën deklaratën TRONDITËSE: Ky do të jetë Botërori im i ….

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Myrto Uzuni godet Dinamo Zagreb. Në Budapest janë pranë kualifikimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment