Futboll Sport

E KONFIRMOJNË NË ITALI/ Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje

Juventus është vënë pas Cristian Shpendit, sulmuesit të Kombëtares U-21 që është pjesë e Cesena dhe mban kreun si golashënuesi më i mirë në Serie B. Diçka të tillë e konfirmon Tuttosport, media pranë Juves e cila shton se “Zonja e Vjetër” ka dërguar vëzhgues në ndeshjet e fundit për të parë talentin e sulmit.

I lindur në 2003, Cristiani është vëllai binjak i Stivenit që është në pronësinë e Empolit. Këtë sezon me Cesenan ai ka shënuar dhjetë gola në 16 paraqitje dhe shumë klube janë pas tij.

Cesena e “blindoi” me kontratë deri në 2026 dhe klubet e interesuara për të duhet të paguajnë më shumë se 4 milionë euro, vlera e tij në ‘Transfermarkt’. Sezonin e shkuar ai shënoi 20 gola në Lega Pro dhe prej muajsh ka nxitur interes të disa prej klubeve elitare në Itali.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Cagliari në “San Siro”. Rezultati 4-1

Delo.autor

SI NË PËRRALLA/ Nga i pastrehë dhe me borxhe, papritur në kombëtare (FOTO)

Delo.autor

PLAS NË GJERMANI/ Myslimanët mbrojnë Ozil: Të largohen Bierhoff dhe Grindel

Isa.Autor

Leave a Comment