Futboll Sport

ZHVILLOI 24 MINUTA NË LONDËR/ Chelsea i bën bllokadë Armando Brojës

Armando Broja prej disa javësh i është bashkuar grupit të Everton në stërvitje të plotë duke lënë pas lëndimin. 23-vjeçari i Kombëtares ka marrë minuta në sfidat e fundit, teksa fundjavën që lamë pas zhvilloi një paraqitje të mirë në Londër.

Everton barazoi 0-0 në fushën e Arsenalit dhe Broja u fut në minutën e 66-të. Por Broja nuk do mundet të jetë në fushë të dielën e 22 dhjetorit, atëherë kur Everton pret Chelsean.

Për shkak se Armando është i huazuar nga Chelsea në “Goddison”, klubi mëmë i ka vendosur një klauzolë ndalimi në ndeshjet kundër tyre. Për këtë shkak trajneri Sean Dyche nuk do ketë të gatshëm shqiptarin e sulmit.

Related posts

NË NJË SKUADËR, POR JO SHOKË/ Owen zbulon arsyen pse ai dhe Beckham u bënë kurrë miq

Delo.autor

ZYRTARE/ Dëmtohet Chiellini largohet nga kombëtarja, Ogbonna e zëvendëson

Sadik.Autor

Guardiola, koleksionisti i trofeve

Sadik.Autor

Leave a Comment