Futboll

ZYRTARE/ Dëmtohet Chiellini largohet nga kombëtarja, Ogbonna e zëvendëson

Për shkak të një dëmtimi të rëndë, Giorgio Chiellini është detyruar të largohet nga grumbullimi i Italisë.

Sipas “Sportmediaset” mbrojtësi i Juventusit rrezikon që mos luajë ndeshjen e parë çerekfinaliste kundër Real Madridit.

Trajneri i Italisë, Luigi Di Biagio, e ka zëvendësuar Chiellinin me mbrojtësin 29 vjeçar të Ëest Ham United, Angelo Ogbonna.

Chiellini u dëmtua në ndeshjen e së shtunë kundër Spalit që “Zonja e vjetër” barazoi pa gola.

Nëse Chiellini nuk do arrijë të rikuperohet atëherë ky është një problem i rëndë në mbrojtje për Juventusin që gjithashtu do të vuajë mungesën e Benatia i cili është pezulluar për shkak kartonësh.

Image

Related posts

E BUJSHME NË CHAMPIONS/ Basaksehir gjunjëzon “Djajtë e Kuq” dhe mban gjallë ëndrrën

Delo.autor

NGA REKORDET SI ANGLEZ DERI TEK DASMA LUKSOZE/ 10 kuriozitete mbi Beckham, në 45-vjetorin e tij

Delo.autor

AXHENDA E CHAMPIONS LEAGUE/ Fillon më 14 shtator, ja ku do të luhet finalja…

Delo.autor

Leave a Comment