Futboll Sport

INTERI NË FINALEN E SUPERKUPËS/ Asllani shkëlqen në mesfushë! Notë pozitive për Gjimshitin

Interi fitoi 2-0 kundër Atalantës në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë dhe pret sot ndeshjen Juventus – Milan për të mësuar rivalët e finales së madhe që luhet më 6 janar.

Dopieta e Dumfries bëri që djemtë e Simone Inzaghit “të likuidonin” bergamaskët të cilët janë në krye të Serie A. Në këtë sfidë pati edhe derbi mes shqiptarësh, paçka se Asllani dhe Gjimshiti morën minuta nga stoli.

Berati u fut në minutën e 62-të dhe u vlerësua me notën 6.8 teksa pati edhe një shans të mirë për gol në fundin e ndeshjes. Kristjani u fut në vend të Calhanoglu në minutën e 68-të dhe u vlerësua me notën 6.7, teksa u vunë re pasimet e sakta të tij.

Related posts

SFIDA NDAJ ATALANTAS/ Allegri zbulon arsyen pse Ronaldo nuk do të…

Delo.autor

SYNON KOMBËTAREN/ Vajushi drejt Rumanisë, ja klubet që interesohen për shkodranin

Isa.Autor

“E BËRI QË TË MOS LUAJA”/ Ronaldo “Fenomeni” zbulon prapaskenat: Romario ishte një bir k*rve

Delo.autor

Leave a Comment