Futboll Sport

ME SHIRITIN E KAPITENIT NË KRAH/ Talenti i Shpresave e nis vitin 2025 me gol në kampionatin italian

Viti 2025 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për talentin e Kombëtares Shpresa, Dario Daka, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Leçes në kampionatin e të rinjve.

Me shiritin e kapitenit në krah, Daka arriti të realizonte në minutën e 31-të të sfidës, në duelin ndaj Kaljarit U20 të vlefshëm për javën e 18-të të kampionatit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3 me 0 për Leçen. Për Dakën ky ishte goli i dytë në këtë edicion. Ai disa herë është grumbulluar edhe nga ekipi i parë, teksa është në pritje për të hedhur hapin e rëndësishëm në karrierë.

Related posts

PO KALON NJË FORMË TË SHKËLQYER TEK CAGLIARI/ Flet Nainggolan: Dua t’i tregoj Interit se gabuan…

Delo.autor

Pas triumfit ndaj Romës, Gattuso: Duhet të përmirësohemi ende

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Juventus kërkon përforcime, gati mësymja për mesfushorin e kombëtares zvicerane

Delo.autor

Leave a Comment