Futboll Sport

SERIE A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin

Serie A e futbollit në Itali vijon me ndeshjet e javës së 20-të. Këtë pasdite Leçe ka dalë te tri pikët, ndërsa Atalanta ngeci në Udine. Sot luhen Torino – Juventus dhe Milan – Cagliari.

Në “Carlo Castellani” vendasit e Empolit u mposhtën 1-3 nga Leçe. Tete Morente dhe dopieta e Krstovic i dhanë suksesin miqve, duke bërë të pavlefshëm golin e Cacace. Për Leçen tetë minuta në fund luajti edhe Ylber Ramadani që kishte tre ndeshje që nuk merrte besimin e trajnerit. Ndërkohë te Empoli kapiteni Ardian Ismajli luajti vetëm 21 minuta dhe u largua prej dëmtimit.

Në Udine vendasit ndalën në barazim 0-0 Atalantën. Ekipi nga Beragmo merr barazimin e dytë radhazi dhe mbetet ende në pozitën e dytë të renditjes. Te miqtë i pafat Berat Gjimshiti që u largua nga fusha pas minutës së 25-të pas një lëndimi në kokë.

Serie A, raundi 20-të:

15:00 Empoli 1-3 Leçe

15:00 Udinese 0-0 Atalanta

18:00 Torino – Juventus

20:45 Milan – Cagliari

Related posts

Interi i vonuar, Stuttgarti iu “rrëmben” sulmuesin zikaltërve

Isa.Autor

LARGIMI I ZE MARIAS/ Superliga me “prodhim” vendi, trajnerët janë të gjithë shqiptarë

Isa.Autor

CSKA MOSKA kalon në avantazh, shënon gol Chalov (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment