Futboll Sport

“ASIST” NGA DËMTIMET/ Ndryshon situata e Elseid Hysaj me Lazion

Elseid Hysaj pritet të jetë pjesë e organikës së Lazios për pjesën e mbetur të sezonit.

Dëmtimi i Patric i “shkon përshtat” shkodranit që ka shanse të bindë Marco Baronin për ta pasur në listën finale për pjesën e mbetur të sezonit. Në Itali thonë se Patric rrezikon një operim dhe mungesë të gjatë në fushë.

Siç shkruan Il Messaggero, drejtuesit e Lazios po mendojnë të rikthejnë në organikë Hysajn. Mbrojtësi shqiptar nuk u federua në kampionat dhe Kupat e Europës në pjesën e parë të sezonit, por këto javët e fundit është rikthyer të japë kontributin e tij në fushë, duke treguar profesionalizëm dhe eksperiencë.

Forma e mirë dhe të qenit ndër më të vlerësuarit në ndeshjet e fundit ka bërë që te Lazio mos futen në merkato, por të bëjnë prapaktheheu dhe të besojnë te 30-vjeçari shkodran.

Related posts

LIVERPOOL U SHPALL “MBRET” I EUROPËS/ Pirlo befason me deklaratën: Origi ishte për tu rrahur nëse…

Delo.autor

VILLARREAL-REAL MADRID/ Falë një gabimi të portierit Courtois, Moreno rihap sfidën nga… (VIDEO)

Delo.autor

Conte ‘trondit’ Chelsean, pret thirrjen e Perezit për t’ju bashkuar Realit

Q.Autor

Leave a Comment