Futboll Sport

E KRYER/ Milani gjen akordin me Feyenoord, Gimenez nesër vizitat mjekësore! Ndjek derbin kundër Interit në ‘San Siro’

Thuajse e mbyllur. Milani ka gjetur akordin me Feyenoord dhe sulmuesi meksikan Santiago Gimenez do jetë afrimi më i ri i kuqezinjve, për një shifër që sipas medieve në Itali bashkë me bonuset kap vlerën e afro 40 milionë eurove.

Negociatat për të ishin thuajse raskapitëse, pasi Feyenoord nuk bindej me ofertat e para që ishin diçka më shumë se 20 milionë euro dhe një tarifë përfitimi nga rishitja.

Me Moratën që është rrugës për te Galatasaray, Camardan drejt Monzës dhe Okafor në treg, Ibrahimovic me grupin e drejtuesve kërkonin një profil të lartë që t’ia dhuronin Conceiçaos dhe emri i duhur ishte Gimenez.

Sulmuesi 23-vjeçar do jetë të diel në Milano ku pas testeve mjekësore pritet firma në kontratë dhe ora 18:00 e gjen në “San Siro” si spektator, ku nesër luhet derbi mes Milanit dhe Interit.

Gimenez këtë sezon ka zhvilluar 19 paraqitje me Feyenoord në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 16 gola, pesë prej të cilave në Champions League.

E veçantë për Gimenez, pasi në play-off e Champions League Milani ka përballë Feyenoord, me sulmuesin që do gjejë përballë ish-shokët e ekipit në mesin e shkurtit.

Related posts

“KUSH DO TË LUAJË DERI NË MOSHËN 50 VJEÇ? Ibrahimovic dorëzohet: Për atë është më e lehtë

Delo.autor

“DERBI NUK ËSHTË NJË NDESHJE NORMALE”/ Ancelotti analizon përballjen Inter-Milan: Duel mes dominuesish

Delo.autor

Kovacic drejt largimit, Klopp e dëshiron tek Liverpooli

Q.Autor

Leave a Comment