Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Leverkusen dhe Bayern paqe pa gola, tri pikë për Wolfsburg e Gladbach! Dortmundi është për turp

Elita e futbollit gjerman është në raundin e 22-të. Këtë të shtunë Bundesliga zhvilloi pesë ndeshjet e radhës, ku ra në sy humbja e Dortmund dhe barazimi mes Leverkusen dhe Bayern Munich. Bavarezët vijojnë qëndrimin në krye të klasifikimit.

Bochum i vendit të fundit mposhti 2-0 Dortmundin, duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi. Masouras me dopietë i dha tri pikë vendasve dhe bëri që ekipi i tij të lërë vendin e fundit.

Në “BayArena” Bayer Leverkusen barazoi 0-0 kundër Bayern Munich. Më i miri në fushë me notën 7.8 u vlerësua Granit Xhaka, kjo sipas “SofaScore”. Tri pikë për Wolfsburg, Freiburg dhe Gladbach.

Bundesliga, raundi 22:

E shtunë, 15 shkurt 2025

Bochum 2-0 Dortmund

St. Pauli 0-1 Freiburg

Stuttgart 1-2 Wolfsburg

Union Berlin 1-2 Gladbach

Bayer Leverkusen 0-0 Bayern Munich

 

Related posts

BUKUROSHJA SEKSI/ Lautaro “zhbllokohet” edhe jashtë fushe, Agustina “goli” më i bukur (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Manchester United-Cardiff, Laing kalon në epërsi miqtë

Delo.autor

HARRY KANE BRAKTIS TOTTENHAM/ “Bomberi” anglez mund të bëhet “djall”

F.autor

Leave a Comment