Futboll Sport

ZYRTRAE/ Klubi i Serie A shkarkon trajnerin, ul në stol ish-lojtarin e Romës dhe Interit

Pas 110 ndeshjeve në krye të stolit, Parma në Serie A ka vendosur të shkëpusë kontratën me trajnerin Fabio Pecchia. Gjithçka erdhi pas humbjes në shtëpi 0-1 nga Roma në fundjavë, me Soule që vendosi gjithçka me një supergol.

Disfata e katërt radhazi dhe vendi i 18-të në renditje me 20 pikë të grumbulluara, ka bërë që drejtuesit të bëjnë ndryshime në stafin teknik. Pecchia kishte kontratë deri në vitin 2027, por klubi ka vendosur ta ndërprerë. Parma numëron vetëm 2 pikë të grumbulluara në vitin 2025 dhe rrezikon rënien në Serinë B.

Tanimë roli i trajnerit në ‘Tardini’ i është besuar Cristian Chivu, ish mbrojtësit të Interit dhe Romës që drejton për herë të parë në Serie A.

Related posts

Inter nxjerr ‘jashtë loje’ Juven, gati rinovimi me Icardin

Sadik.Autor

ERDHI ME BUJË MERKATON E VERËS/ Lyon vendos për të ardhmen e Shaqirit, ja vendimi që merr…

Delo.autor

“AI DONTE TË LARGOHEJ…”/ Sezoni i dobët i Bale, mesfushori Kroos tregon prapaskenën me uellsianin

Delo.autor

Leave a Comment