Futboll La Liga Sport

“Agresion” ndaj Marcelo, lojtari i Barcelonës mbyll sezonin sepse…

Sergi Roberto është sanksionuar nga Komiteti i Konkurrencës me 4 ndeshje, për dëbimin e tij nga fusha me karton të kuq, kundër Real Madridit, në “El Classico” e fundit. Sipas raportit të kryesorit të asaj ndeshjeje, Hernandez Hernandez, Sergi Roberto e pa kartonin e kuq për “goditjen e kundërshtarit me krahun e tij, me përdorimin e forcës së tepërt, duke mos qenë në distancë nga loja”.

Pra, lojtari i Barçës nuk do të luajë më për këtë sezon. Ai do të humbasë ndeshjet e fundit të La Liga-s ndaj Villarreal, Levante dhe Real Sociedad, si dhe ndeshjen e parë të Superkupës Spanjolle, kundër Sevilla. Sipas Komitetit të Konkurrencës, lojtari ka shkelur nenin 98.1 të Kodit Disiplinor të RFEF, ndaj aplikohet edhe një gjobë prej 1400 eurosh ndaj klubit katalanas dhe 3005 euro për vetë lojtarin, në zbatim të neneve 52.3 dhe 52.4 të të njëjtit tekst.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Kamza e Kastrioti në garë për pikë, ja si rreshtohen skuadrat

Isa.Autor

NË KRIZË TË THELLË REZULTATESH NË PREMIER/ “Djajtë e Kuq” kërkon lojtarin tjetër të Juventus…

Delo.autor

BATUTË E LEZETÇME ME EDIN DZEKON/ Rikonfirmohet mbret i barcaletave, Totti gabon ditën e derbit

Delo.autor

Leave a Comment