Futboll Sport

MË I KËRKUARI TEK MILANI/ Theo: Zhgënjimi është i jashtëzakonshëm

Milani u eliminua nga Champions League dhe Theo Hernandez u kritikua shumë pas daljes me karton të kuq në barazimin 1-1 kundër Feyenoord që solli edhe largimin e kuqezinjve nga Evropa.

Mbrojtësi ka reaguar dhe ka thënë se ka një zhgënjim të jashtëzakonshëm.

“Futbolli është i paparashikueshëm, na ofron gëzime të mëdha, por edhe momente të dhimbshme. Sot ndjej një zhgënjim të jashtëzakonshëm. I kërkoj falje shokëve të skuadrës që u lashë me 10 lojtarë në fushë. Kërkoj falje edhe tifozëve që na mbështesin gjithmonë. Ky klub është një familje dhe do të ringrihemi së bashku. Të ringrihemi së bashku, duke filluar nga unë. Forca Milan”, shkruan mbrojtësi.

Përtej një lloj faljeje, mediet në Itali bëjnë me dije se Milani duket se i ka prerë një gjobë të majme mbrojtësit francez.

Related posts

KOSOVË/ Ballkani i Bledi Shkëmbit fiton dhe merr kryesimin, Llapi mposht Arbërinë

Delo.autor

SPEKTAKËL DHE EMOCIONE/ Chelsea barazon në fund, Mourinho sulmon stafin e Sarrit (VIDEO)

Isa.Autor

E bujshme/ Sulmuesi i Torinos, i sygjerohet Kukësit dhe pritet të thyej dominimin e Skënderbeut(VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment