Futboll Sport

GAFA E RËNDË NË BULLGARI/ Mbahet një minutë heshtje për ish-lojtarin që është gjallë

Ngjarje e çuditshme në elitën e futbollit bullgar. Në sfidën e fundjavës që lamë pas, Arda Kardzhali priste në shtëpi gjigantët e Levskit të Sofias, teksa organizatorët kanë bërë një gafë që nuk ishte dëgjuar më parë.

Arda Kardzhali kërkoi nga delegatët e ndeshjes që të mbanin një minutë heshtje për ish-lojtarin e tyre, Petko Gançev, që iu aprovua. Të dyja skuadrat dolën në fushë dhe ndeshja nisi me një minutë heshtje, teksa gafa u zbulua më pas.

Ish-futbollisti Petko Gançev është ende gjallë dhe klubi i ndodhur në Bullgarinë jugore në qytetin e Kardzhali kërkoi ndjesë.

“Klubi i PFC Arda dëshiron t’i shprehë një ndjesë të madhe ish-lojtarit të Arda-s, Petko Gançev dhe të afërmve të tij pasi klubi mori informacione të gabuara për vdekjen e tij”, shkruan klubi bullgar.

Lajmi ka bërë xhiron e medieve dhe klubi i Arda është kritikuar për mungesën e informacionit që çoi në një situatë qesharake, paçka qëllimit të mirë.

 

Related posts

PAS FITORES NDAJ BOURNEMOUTHIT/ Guardiola: Kemi bërë një nga ndeshjet më të mira, ata ishin të…

Delo.autor

FITOI KUPËN E ITALISË/ Napoli përgatit suprizën për Gattuson para ndeshjes me Barcelonën

Delo.autor

NUK KA FAJ/ Serena Williams: Jam NËNË me FËMIJË, kjo që po më bëjnë po kthehet në…

Isa.Autor

Leave a Comment